Mediat serbe kanë raportuar se presidenti i Serbisë Vuçiç është shprehur gjatë prononcimit të tij të shkurtër në tapetin e kuq se pritet të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar.
Vuçiç do të kërkojë ndryshime në tekstin e konkluzionit të Samitit, ku la të nënkuptojë që të hiqen sanksionet kundër Rusisë.
Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor”, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.