Ish-kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur sërish qëndrimin e tij në lidhje me mandatin e deputetit, ku bën me dije se do të jetë pjesë e Kuvendit të ri në shtator.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma, se sipas disa zërave, një grup ambasadorësh do të bojkotojnë seancën e parë të parlamentit nëse i pranishëm do jetë Berisha, ai tha se do të shkojë edhe më i motivuar se kurrë.

Unë jam një deputet që do të shkoj të ulem krenarisht në vendin tim. Me një motivim më të madh se herë tjetër. Se cili është vendimi që do të marrin ambasadorët, është punë e tyre”, u shpreh Berisha.