Ishte nëntor i vitit 2003, kur Edi Rama, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, i sapo anëtarësuar në PS, vendosi të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Socialiste përballë Kryeministrit dhe kryetarit aktual Fatos Nano.
Nisma e Ramës u mor e guximshme, por ai i qëndroi deri në fund. Jo pa vështirësi, Rama arriti të marrë mbështetjen e një ministri, Ben Blushit, por ai pati probleme me bazën, që o nuk e pranonte, ose nuk e merrte seriozisht dhe e shihte si aventurier. Nën këtë presion, Rama bëri deklaratën e mëposhtme, deklaratë që sot duket shumë interesante, shkruan “Opinion.al”.
“Nëse ju mendoni që unë jam një axhami, që papritur e pa kujtuar më hyri vetja në qejf dhe erdha dhe them se hajde se po bëhem unë kryetar partie, jeni shumë të gabuar! Unë nuk jam një axhami!”





