Vatikan, 19 gusht 2014 – Papa Françesku ka bërë një deklaratë shokuese rreth vdekjes së tij dhe atë që ai nuk e quan vdekje, por mundësi e një takimi të afërt me krijuesin e tij, Zotin.

“Më ka mbetur 2 ose 3 vjet jetë”,-mësohet të ketë thënë Papa, në një konferencë për shtyp me gazetarët, në avionin me të cilin kthehej nga vizita në Korenë e Jugut.

Për herë të parë Papa Francesku ka folur publikisht për një problem shëndetësor të tij, i cili mund t’a detyrojë atë, të ndjeke shembullin e paraardhësit Ratzinger, i cili la papatin për arsye shëndetësore vitin që shkoi, duke përshpejtuar zgjedhjen e një pape të ri.

Papa Francesku, nuk ka dhënë detaje, por ka treguar se ka të bëje me një “çështje nervash” pa dhënë sqarime të mëtejshme për sëmundjen, e cila nuk i jep më shumë se 3 vite kohë jete, sipas tij.

Papa Françesku është 77 vjeç, dhe ai është Papa më vital në vite. Energjitë e tij janë edhe çelësi i popullaritetit që ai e fitoi menjëherë sapo mori drejtimin e Vatikanit.

Papa Francesku do të mbërrije në Tiranë në 21 shtator të këtij viti. Ai është Papa i dytë pas Vojtilës, që do të prek tokën shqiptare. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/