Afrikë, 7 gusht 2014 – Një prift protestant 53 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka lënë shtatzënë disa gra të martuara dhe disa vajza të reja.

Timothy Ngwu u justifikua para policisë se vetë Shpirti i Shenjë i kishte thënë që të abuzonte seksualisht me besimtaret.

Ngjarja ka dalë në dritë pas denoncimit të ish gruas së pastorit, që pasi braktisi burrin bëri një denoncim në polici duke e akuzuar për abuzime në masë, por edhe abuzime me vajza minorene.

Ajo u kërkoi autoriteteve të hetojnë në komunitetin fetar të themeluar nga Ngwo pasi u përjashtua nga Kisha Katolike.

Prifti mbrohet duke thënë se veprimet e tij janë udhëhequr nga Zoti dhe nuk ka pasur fare dhunë, sepse të gjitha raportet kanë qenë me leje dhe në rastin e  grave të martuara edhe burrat e tyre kanë dhënë aprovimin.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/