SHBA, 7 gusht 2014 – Këngëtarja Marianne Faithful, e cila ka patur lidhje romantike me disa yje të muzikës rrok, përfshirë edhe Mick Jagger, është shprehur se ish i dashuri i saj, një shpërndarës droge për vipat, e ka vrarë yllin e The Doors, Jim Morrison.
Gjatë një interviste, ajo është shprehur se ish i dashuri i saj, Jean de Breteuil e vrau Morrison, duke i shitur atij një dozë mjaft të fortë heroine.
Morrison u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Paris në vitin 1971.
Në intervistën për revistën MOJO, Faithful shprehet: “Ai shkoi për të parë Jim Morrison dhe e vrau atë.”
Ndërkaq, vetë shpërndarësi i drogës, De Breteuil vdiq po atë vit nga një overdozë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





