SHBA, 6 gusht 2014 – Koreografi Wade Robson ka dhënë një deklaratë tronditëse përsa i përket mbretit të popit, Michael Jackson.
Mr Robson, 31 vjeç, ka thënë për Radar Online se është dhunuar seksualisht për 7 vjet nga Michael Jackson me të cilin ishte njohur që 5 vjeç.
Ai ka deklaruar se që nga mosha 7 vjeç deri në 14, ylli i popit ka ushtruar dhunë seksuale tek koreografi i mitur.
Djali ka treguar se pozonte nudo gjatë abuzimit dhe këto janë të dokumentuara në foldera sekretë që i mban Gjykata e Lartë në Los Anxhelos të mbikëqyrura nga produksioni MJJ.
Por në atë kohë nëse këto dokumenta zbuloheshin, karriera e Robson dhe Michael Jackson do shkatërrohej duke përfunduar të dy në burg.
Në vitin 1990 Jackson kishte ftuar familjen e koreografit për t'i ofruar ndihmë pasi ishin emigrantë australianë. Nëna e Robson u punësua, ndërsa djali aplikoi për një kartë punësimi në SHBA.
Mr Robson thotë se pas shumë terapive të rehabilitimit ai ka pranuar se Jackson e ka keqtrajtuar në mënyrë të tmerrshme, dhe këtë e ka pranuar pasi jeta e tij ka ndryshuar.
Pas vdekjes së Michael Jackson dhe lindjes së djalit të tij, koreografi ka vendosur të beje publik abuzimin e mbretit te popit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





