Aktorja dhe modelja e famshme, Marilyn Monroe, është vrarë nga autoritetet e CIA-s, para se ajo të zbulonte të vërtetën në lidhje me incidentin e Roswell, ka thënë një gjuetar UFO-sh.

Më 5 gusht të vitit 1962, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles, pasi kishte kaluar në overdozë. Por në momentin që një shënim i vetëvrasjes nuk u zbulua kurrë dhe u ngritën mospërputhje në rastin e saj, teoritë e konspiracionit filluan të ngriheshin duke thënë se ikona e filmit në të vërtetë ishte vrarë.

Në një dokumentar të vitit 2017, Dr Steven Greer deklaroi se i ishte dhënë një përgjim i një telefonate sekrete mes Marilyn dhe ish-gjeneralit Robert Kennedy, e cila datonte vetëm dy ditë para vdekjes së saj.

Dyshja ishte e përfshirë në një lidhje të çudtishme dhe zyrtarët qeveritarë donin që të përgjonin telefonin e saj, që të siguroheshin se ajo nuk do të thoshte asnjë sekret.

Dokumenti, të cilin Greer e përshkroi si "urdhër vdekjeje", mbante titullin "pluhuri i hënës së projektit", një frazë që ai pretendonte se ishte përdorur nga CIA për të folur për projektet e UFO-ve.