Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit tw Bashkimit Evropian që sugjeron se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë. Osmani në reagimin e saj theksoi se kjo çështje nuk duhet të bëhet temë e negociatave, duke e konsideruar një hap të tillë si një shkelje të rëndë të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

“Vuçiç nuk ka çfarë të pyesë për hapjen e urave për qarkullim në Republikën e Kosovës,” deklaroi Osmani. Ajo theksoi se dialogu i vetëm që duhet të zhvillohet është ai brenda Kosovës, mes institucioneve vendase dhe partnerëve të sigurisë, sidomos me NATO-n.

Osmani theksoi rëndësinë e ndërtimit të një plani të përbashkët për hapjen e urës për qarkullim, duke marrë parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve. Bashkimi Evropian tha të entjen se autoritete e Kosovës se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet shtjelluar në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lidhur me paralajmërimet e zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha se Brukseli asnjëherë nuk i komenton paralajmërimet e veprimeve.