Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të forta të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nëpërmjet një deklarate për mediat Ambasada e SHBA-së thotë se do të përdorë të gjitha instrumentat për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.
Ndërkohë shton se “lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:
Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.





