Kreu i Grupi parlamentar i PD, Enkelejd në një reagim në Facebook ka sqaruar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, për çështjen e kandidaturës për president të ri.
Grupi i PD bën me dije se Partia Demokratike, nuk ka nisur ende asnjë diskutim lidhur me këtë çështje dhe se qëndrimet personale të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë asnjë lidhje me vendimmarrjen e grupit.
Statusi:
Sqarim për mediat!
Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës.
Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar.
Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit.





