TIRANE – Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha të bëra sot pasdite gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët. 

PS theksoi se shpreh keqardhje për deklaratat përçarëse të kreut të ekzekutivit. 

Lidhur me akuzat e Berishës se premtimet për heqjen e taksës së biznesit të vogël, të bëra nga kreu i PS Edi Rama janë të pabaza dhe të vjetra, selia rozë thekson se PS ka vetëm një synim, taksim të ndershëm për shqiptarët. “Kush fiton më shumë do paguajë më shumë”,- thuhet ne reagimin e Partisë Socialiste. 

Ndërkohë duke iu referuar deklaratave nacionaliste të kryeministrit, PS thotë se “ne do çojmë para bashkimin kombëtar, jo me nacionalizmin e vjetër”.