4 shkurt 2015 –  Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informojë mediat dhe opinionin futbolldashës, në lidhje me deklaratat krejtësisht të pabaza, të futbollistit Liridon Leci, në një uebsite suedez fotbollskanale.se, dhe të botuara në mediat sportive shqiptare: E indinjuar ndaj deklaratave të tilla, të gënjeshtërta, të pabaza dhe fyese për institucionin tonë dhe për Presidentin Armand Duka, FSHF ka reaguar me këtë qëndrim: Komentet e bëra prej tij, në një website suedez, janë trillime dhe aluçinacione dashakeqëse. Ato kanë për qëllim, të hedhin baltë mbi institucionin tone, mbi Presidentin dhe emrin e futbollit shqiptar. Personi në fjalë, gënjen me këtë qëllim në mendje ose e bën këtë, për tu shndërruar në personazh mediatik.Liridon Beci nuk ka patur asnjëherë kontakte me zyrtarë të FSHF, aq më pak me Presidentin Armand Duka, të cilin mund ta ketë parë vetëm në TV dhe pastaj fantazon, ç’ ka i vjen ndër mend. FSHF, e ka shprehur gjithmonë qëndrimin e saj, për të mbrojtur lojën e ndershme e rezultatin real dhe është në luftë të hapur ndaj fenomeneve të tilla. Në lidhje me këto deklarata, krejtësisht produkt i një fantazie të shfrenuar dhe dashakeqe, Federata, vuri në dijeni Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak se futbollisti në fjalë, luan në Ligën Kosovare.

Nga ana tjetër, Federata i kërkoi menjëherë juristëve të saj, që të mbledhin materialin e nevojshëm ligjor, provat për këtë rast dhe të ndërmarrin tëgjitha hapat për të vënë përpara drejtësisë për shpifje, personin në fjalë ose personat që kanë lidhje me këto shpifje.Gjithashtu, ajo i bën thirrje mediave që të na mbështesin e ndihmojnë, në luftën ndaj fenomenit negativ të trukimeve. Por ata, duhet të jenë korrektë dhe të mos abuzojnë duke publikuar akuza krejtësisht të gëshnjeshtërta të individëve, në çfarëdo media të huaj.