Ambasadori Amerikan Donald Lu po zhvillon një takim në Presidencë me kreun e Shtetit, Ilir Meta. Ky takim vjen një ditë pasiu bë publike një letër e ish-Prokurori të Përgjithshëm, Adriatik Llalla që i ka nisur Kongresit Amerikan në maj të vitit 2017.

Përveçse e akuzon Donald Lu për lidhje me fondacionin Soros në Shqipëri dhe për ndërhyrje në hartimin e Reformës në Drejtësi, Llalla thotë se që në maj të 2015-ës, në një takim që kishin pasur mes tyre, Lu i ka kërkuar të arrestojë Ilir Metën, në atë kohë Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë.