Presidenti i vendit Bajram Begaj ka komentuar deklaratat e ministrit britanik për emigracionin ndaj shqiptarëve.
Begaj tha se askush nuk mund të fshehë dështimet duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në përkujtim 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Bajram Begaj vendosi kurorë me lule në memorialin e vendvarrimit te heroit në Lezhë.
“Askush, qoftë edhe politikanë të huaj nuk mund të fshehin dështimet e tyre duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia e Skënderbeut dëshmon vlerën tonë të hershme europiane”, tha Begaj.