Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke folur për deklaratat e djeshme të presidentit rus Vladimir Putin për energjinë bërthamore, vuri në dukje se në Perëndim ato fjalë ishin “shtrembëruar”.

Në konferencën e rregullt për shtyp, Peskov argumentoi se fjalët e Putinit “u morën plotësisht jashtë kontekstit. Nuk ka pasur kurrë një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore nga Putin”.

Kujtojmë se dje Putini tha të mërkurën se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj.