Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me deklaratën e zv.Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer.
Për Spiropalin përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dhe deklarata e zyrtarit amerikan, nuk mund të thuhet më qartë.
“Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!” shkruan Spiropali në Facebook.





