Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së.
Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”.
Postimi i Berishës:
Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës!
Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.





