Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një postimi i “Twitter”, Basha ka publikuar një shprehje të At Gjergj Fishtës, ku shkruan se “Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.”
Ndërkohë që më herët, Edi Rama ka ironizuar situatën në PD, teksa ka thënë se “Basha dhe Berisha po e çojnë Partinë Demokratike drejt një fundit të merituar”.






