Barazimi në Laç ngriti moralin tek Teuta. Tekniku Nica u shpreh i kënaqur mbas ndeshjes, por vjen Luftëtari dhe shënon tri herë brenda në Durrës. Asnjë pikë për bregdetarët, të cilët i parakalon dhe Vllaznia. 

Mërzitje e madhe tek Teuta, por ai që mërzitet më shumë është Stavri Nica. Dhe kur kjo ndodh, ai zgjedh të largohet.

Në fund të sfidës së humbur me Luftëtarin, Nica nuk ka dalë në prononcimin për shtyp. “Nuk kam çfarë bëj më“, ka thënë Nica. “Nuk kam çfarë të flas, pasi e kam mbyllur më këtë lloj futbolli“, përfundon trajneri durrsak.

Drejtuesit e klubit akoma nuk kanë folur. Mbas Laçit, Teuta bëhet ekipi i dytë në këtë sezon, që nuk e shkarkon Nicën, por ky i fundit duket se po largohet vetë.