Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga çadra e protestës së opozitës, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për pastrim parash.
Gjatë deklaratës për mediat, Basha përmendi shkarkimin nga detyra të bashkëshortes së kreut të LZHK Dashamir Shehi, e cila mbante postin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
Sipas kryedemokratit, ky ishte institucioni i vetëm që Rama nuk e kishte në kontroll dhe me shkarkimin e Enkeleda Shehit, kreu i Qeverisë po përgatet për pastrim parash në shifra të mëdha.
Deklarata e plotë e Bashës:
Ditë e nesërme në orën 10 të mëngjesit Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin e drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, një institucion i barabartë nga rëndësia me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Kjo ndodh për disa arsye; së pari qartësisht sepse është një person që nuk e kontrollon dot politikisht, pra për hakmarrje politike. Eshtë padyshim një nga personat më të kualifikuar, në Ballkan edhe në Evropë për punën e kryer, e vetmja e votuar dy herë me120 vota në Kuvendin e Shqipërisë me dy kualifikime amerikane dhe britanike në fushën e kualistikës, pra në parashikimin e dinamikave të veprimeve të sigurimeve. Eshtë bashkëshortja e një prej krerëve të koalicionit tonë, Dashamir Shehi.
Po pas hakmarrjes politike fshihet dicka më e madhe. Edi Rama pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës, ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këto arsye, qrtësisht ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transaksione të pastrimit të parave, është dicka që e kanë raportuar mediat dhe për bashkëshorten e tij. Edhe pas kapjes së Autoritetit të mbikqyrjes financiare qëndrtojnë po kështu familjarët e Edi Ramës.
Përpjekja do të jetë që të vendosen dhe gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Eshtë e qartë pra që shteti mafioz kriminal dhe narkotrafikant i Edi Ramës, nuk ndalet para asgjëje për të asgjesuar cdo instiotucion të pavarur. Asnjë instiotucion i pavarur nuk ka mbetur pa u asgjesuar nga krimi dhe droga dhe nga shteti narkotrafikant i Edi Ramës. Ka rënë parlamenti, është një parlament i krimit, ligji për dekriminlaizimin nuk zbatohet. Kanë rënë bashkitë e vendit për të njëjtat arsye. Ka rënë cdo institucion tjetër i vendit. Ka rënë shtylla e katërt, media e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm pikërisht sepse duhet ti shërbejë shtetit të krimit, shtetit të drogës të narkotrafikut dhe tani që kishte mbetur një institucion i pakapur që ishte Autoriteti i mbikqyrjes financiare, dhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës, nesër në orën 10.
Në këtë realitet, vendimi i qytetarëve shqiptarë, qëndresa këtu, është vendimi më i drejtë. Institucioni i vetëm që është në këmbë, është ai i që ka shkatërruar cdo institucion tjetër të republikës, është qeveria e krimit e drogës dhe e parave të pista dhe e industrisë së larjes së parave me në krye një njeri që solli krtiminelët në politikë, mbuloi Shqipërinë me drogë, që i dha mbështetje kriminelëve, siguroi mosndjekjen e tyre penale, i nxorri bandat dhe kriminelët që ishin ndjekur dhe ishin dënuar në burgje, dhe ky njeri pra tani kërkon që ta kthejë këtë vened dhe në një republikë të pastrimit të parave, të parave të pisëta të politikës, të parave të pista të krimit. Ndaj edhe largimi i këtij institucioni është zgjidhja e vetme.
Qeveria e narkotrafikut, e drogës dhe e bandave duhet të largohet dhe do të largohet me çdo kusht.
Ky shesh i qëndresës qytetare është prova se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që institucioni i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të jetë viktima e radhës së qeverisëe së krimit, drogës, bandave dhe pastrimit të parave. Ndaj, alternativa e vetme, e vetme e përsëris, është largimi i Edi Ramës. Republika e vjetër do të marrë fund me largimin e tutorit të krimit, të drogës dhe të parave të pista, dhe kjo do ti hapë rrugën një republike të re për qytetarët dhe të qytetarëve shqiptarë?





