Policia ka arrestuar 39-vjeçarin Ergys Likaj, banues në Durrës, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë.
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E. L., 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.





