29nëntor 2015 – Kryeministria reagoi ndaj deklaratës së PD-së se në 103 –vjetorin e çlirimit u dekoruan edhe ish–drejtues të Sigurimit të Shtetit dhe “xhelatë” të regjimit komunist.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, deklaroi në rrjetet sociale se, se kjo dekoratë u është dhënë të gjithë veteranëve të kategorisë së parë, një vit më parë dhe jo këtë vit.

“Medalja e mirënjohjes i është dhënë vjet të gjithë veteranëve të kategorisë I, jo emrave të veçantë. Kush gezon kete status u dekorua vjet”, tha Fuga.

Mes të dekoruarve ishte edhe hetuesi i At Zef Pllumit, të cilin ai e përmend me emër në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”.

/portali DurrësLajm/