Ekspozita ndërkombëtare e dekorimit të vezëve të Pashkës është çelur për herë të parë në Korçë, duke sjellë në vëmendje simbolikën e jetës të përcjellë përmes ngjyrave dhe artit.

Veza, simbol i jetës dhe rilindjes, është në qendër të kësaj ekspozite, duke përcjellë mesazhe shprese dhe vazhdimësie.

Vezë të dekoruara në mënyrë artizanale nga artistë dhe artizanë nga Ukraina, Polonia, Rumania dhe Shqipëria kanë përcjellë stile të ndryshme dekorimi, nga motivet e ndërlikuara tradicionale deri te krijimet moderne.

Në këto ditë festive, kjo ekspozitë ka rikthyer në vëmendje një prej traditave më të bukura dhe domethënëse të Pashkës.