Tiranë, 2 shtator 2014  – Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha rrëzimi i 5 dekreteve të Presidentit Bujar Nishani dje në Kuvend u bënë pa asnjë argument ligjor. Fill pas daljes nga mbledhja e Kryesisë së partisë që ai drejton, Basha theksoi se PD do t'i ankimojë të gjithë ligjet e kthyer pa bazë nga ana e mazhorancës. 

“Kjo shumicë dje i hodhi dje poshtë dekretet e presidentit pa asnjë argumentin, ndërsa presidenti i bëri publike argumentet e tij, sikurse asnjë vendim nuk përmbushte testin kushtetues asnjë vendim të miratuara në datën 31 korrik. Nuk bëhet fjalë për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet e ardhshme, por një çështje me e gjerë, teza e djeshme për hedhjen e dekreteve, ishte teze e turpshme e Ramës se nuk kemi kohë për mendimet opozitës, çka tregon në vetvete të mazhorancë për mungesë dëshirë për bashkëpunim. Dekreteve të Presidentit nuk iu parashtruan asnjë argument logjik dhe votuan pa ditur se ç’ka po vononin. Është indinjuese për PD se ky qëndrim u bë me arsyetimin e vetëm se presidenti është pjesë e PD. Është e vërtet se ai u zgjidh nga shumica, dhe se është mbi palët dhe këtë ka bërë. Partia Demokratike do ti ankimojë të gjithë ligjet e kthyera nga Kuvendi”– tha për mediat Basha. 

Sipas Bashës, kemi qenë dhe jemi para fakteve që ka pasur përplasje mes Presidentit dhe qeverisë, por veprimi i djeshëm ishte pa baza. 

“Të gjithë jemi dëshmitar se është fakt i jetës politike në vend, ka ndodhur dhe do të ndodh që presidenti kthen prapa ligjet e miratuara në Parlament, sikurse ka ndodhur e do ndodhin që parlamenti kthen e hedh poshtë ligjet e Presidentit. Këtu jemi brenda një dialektike politike.”- tha Basha më tej.

Duke u ndalur tek bojkoti i Partisë Demokratike nga punimet në Kuvend, Basha theksoi se kthimi në këto aktivitetet do të bëhet në momentin kur do të dëgjohet fjala e lirë e opozitës dhe kur të zbatohet Kushtetuta. 

“Një nga rreziqet e mëdha të oligarikës është pandjeshmëria për të vërtetën. Kur faktet, shifrat, dhe gjerat konkrete flasin vetë, oligarkia kap zërat e lirë. Shumë e rëndësishme është që drama e këtij vendi dhe drama e çdo qytetari që vuan pasigurinë për një vend punë janë pasoja të një regjimi oligarkik të vendosur në vend. Ne këtë kuadër nuk ka akt më të rëndë dhe më të papranueshëm sesa përpjeka për të asgjësuar opozitës. Kur ti i heq opozitën të kontrollojë të drejtën kushtetuese, dhe i nëpërkëmb! Atëherë cili është roli i opozitës?! Përgjigja jonë është një përgjigje nga ajo çka ka ngelur nga parlamentarizmi. Qëndrimi ynë dhe bazat e qëndrimit tonë janë artikuluar qartë. Kërkesa jonë është po kështu e qartë; jeta parlamentare mund të kthehet me praninë e opozitës dhe jo fazat kur shumica pranon të drejtat e Parlamentit dhe Kushtetutën, pranon debatin dhe nuk godet fjalën e lirë.”-shtoi Basha. 

Kreu i PD-së bëri me dije se opozita nuk do të pajtohet kurrë me këtë realitet.

"Aktiviteti i PD është normale si çdo opozitë. Nuk është zgjidhja jonë që jemi larg parlamentit, por është zgjedhja e Ramës dhe Metës. Cili është roli i Kuvendit?!Cili është roli i opozitës në vendin ku dhunohet?! Kur ngrihet zëri i opozitës, ajo dhunohet, pasi kryeministri Rama është shkatërruesi i vendit. Ne me këtë realitet nuk pajtohemi kurrë, dhe nuk i dorëzohemi asaj pjesë parlamentare, ndaj aktivitet i opozitës nuk do ndalet, në komision apo kuvend, por do shtrohet kudo për qytetarët dhe me qytetarët.”-përfundoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.