Kryeministri italian Giuseppe Conte ka nxjerrë një dekret të ri përmes të cilit ka shtyrë kufizimet e pandemisë, pas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, që ka paralajmëruar se situata është duke u përkeqësuar.

Rastet e regjistruara ditore janë 15,000-20,000 krahasuar me pikun prej rreth 40,000 në mes të nëntorit, por presioni mbi spitalet mbetet i lartë, ndërkohë që edhe shtrimet janë të larta.

“Në javën e kaluar ka pasur një përkeqësim të përgjithshëm të epidemisë, ne jemi përsëri në një fazë ekspansioniste”, tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza të mërkurën në parlament.

Dekreti i ri parashikon shtetrrethim natën që prej orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit deri më 5 mars. Ndërkohë, tre rajone janë zonë e kuqe dhe paraqesin numrin më të lartë të rasteve: provinca autonome e Bolzanos, Lombardia dhe Siçilia.

Palestrat dhe pishinat do të qëndrojnë të mbyllura gjithashtu në të gjithë Italinë.

Dekreti do të zgjatet deri në 15 shkurt, teksa ndalon lëvizjen midis rajoneve, njerëzit do të lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndeti ose emergjenca të tjera. Vendpushimet e skive nuk do të lejohen të rihapen deri më 15 shkurt. Italia ka raportuar pothuajse 81,000 vdekje të lidhura me koronavirusin që nga shkurti, numri i gjashtë më i lartë në botë. Vendi me një popullsi prej më shumë se 60 milion ka parë 2.33 milion raste të konfirmuara.

Ndërkaq, mediat bëjnë me dije se rreth 400 dhe 600 njerëz vdesin nga virusi çdo ditë dhe qeveria ka frikë se numri do të rritet.