Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum” nga ku nuk i ka shpëtuar dot interesit të gazetarëve për çështjen “Lleshaj”.

I pyetur nëse do dekretohet si ministër Sandër Lleshaj i propozuar nga kryeministri Edi Rama dy herë, Kreu i Shtetit tha se nuk do të përfshihet në debate dhe se në ditët e ardhshme do ketë përgjigje institucionale.

“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate”,- deklaroi Presidenti Meta.