Prokuroria ka përfunduar procesin e verifikimit për kryebashkiakun socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili rezulton që të jetë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.
Kujtojmë se ky kryebashkiak u denoncua nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Më herët PD ka bërë publike dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku sipas saj, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës.
Qerim Ismailaj sipas PD-së, është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje).





