Ka mbërritur në 4200 numri i familjeve që kanë aplikuar për bonusin e qirasë në bashkinë e Durrësit duke dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Nga përfitimi i bonusit të qirasë përjashtim bëjnë vetëm familjet që para tërmetit kanë jetuar me qira në Durrës, ndërsa pritet që këtë javë dega e thesarit të derdhë fondet për pjesën e parë të familjeve që u mirtauar nga Këshilli Bashkiak.
1 mijë persona kanë dalë nga hotelet, ndërsa 2 mijë të tjerë vazhdojnë ende aty të strehuar, por me daljen e bonusit të qirasë numri i personave të strehuar në hotele është në rënie.
Qytetarët duhet të zgjedhin nëse duan të marrin bonusin e qirasë e të strehohen në shtëpi me qera, apo duan të qëndrojnë në hotele, tha nënkryetari i bashkisë, Florian Tahiri në një prononcim për “DurrësLajm”.
“Fatura financiare e tërmetit ende nuk ka dalë, sepse grupet e inspektimit janë vijojnë punën në terren për të verifikuar dëmet. Do të duhen së paku edhe dy javë të tjera që grupet e punës të shkojnë shtëpi më shtëpi për të mbyllur procesin, ndërsa bashkia po punon për të përcaktuar një zonë, apo më shumë, ku do të ndërtohen banesat për të gjithë ata të pastrehë, pallatet e të cilëve janë shembur apo do të shemben për shkak të dëmtimeve madhore.
Pallatet para vitit ‘93, të dëmtuar nga tërmeti do të vijojnë të riparohen nga bashkia ndërsa procesi pritet të jetë i gjatë. Deri tani kanë aplikuar për leje ndërtimi 97 subjekte 17 prej të cilëve kanë marrë leje për riparim të pallateve të tyre”, pohoi Tahiri.
K.H.





