Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të sheshit plot me njerëz në një zonë të Barit. Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Abbazia”, në Corato të Barit.

Kanë qenë dy persona me motor që e ndoqën nga pas shqiptarin dhe e qëlluan pas shpine, duke i zbrazur armën.

Këtë mëngjes, mediet italiane raportojnë se shqiptari i ekzekutar është Viktorian Pikaku, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e autorëve.

Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, për të riun shqiptar nuk mund të bëhej dot asgjë, pasi kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.