Del foto e autorit të masakrës me 2 të vrarë e tre të plagosur në Paskuqan.

Ai është Ramazan Kuta, i cili pasi ka qëlluar me armë, është larguar me një Mercedes Benz C Class në ngjyrë të zezë, nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi te “Kthesa e Kamzës”, ku në pragun e shtëpisë, Ramazan Kuta ka nxjerrë një kallashnikov dhe ka qëlluar me breshëri mbi familjarët e gruas së tij dhe më pas është larguar.

Paraprakisht dyshohet se janë vrarë ish-gruaja dhe motra e saj dhe janë edhe 3 të plagosur.