Ky është çifti që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan. Në foto janë Everest Çaka, i cili sot u ekzekutua, bashkë me gruan e tij, Silvana Çaka, e cila mbeti e plagosur në dorë. Ata udhëtonin në të njëjtin automjet.
Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010, pasi vëllai i këtij të fundit i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.
Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020, Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.





