Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të denoncojnë lidhjet e Edi Ramës me Klement Balilin, që sipas tij janë të shumta.

Sot ai ka publikuar një foto, që me gjasë është e fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kur Edi Rama është në krah të nipit të Klement Balilit, Rigelsit, kryetar i Bashkisë së Delvinës nga LSI-ja.

Por ajo që bie në sy është fakti që pas tyre është vëllai i Klement Balilit, Bako.

“Ediskobari me familjaret e Eskobarit, me vellane Bashkimin dhe nipin Rigelsin”, shkruan Berisha në “Facebook”.