I riu që shihni në foto është Ilvi Meta, 31 vjeç. Ai vrau veten brenda ambienteve të komisariatit të Policisë Kavajë.

Stameta ishte ndaluar nga policia ditën e sotme rreth orës 15:50  pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Pak çaste më vonë ai është gjetur i vetvarur në dhomën e izolimit.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për ekspertizë dhe ekzaminime të mëtejshme.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por një hetim i thelluar ka nisur tashmë dhe pritet që të ketë shoqërime edhe brenda uniformave të policisë.