Është publikuar fotoja e njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme nga atentati në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

I riu në foto është Gjergj Ndërshtiqaj 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. I plagosur mbeti edhe kunati i tij 30 vjeç, Gjon Nika.

Në vendngjarje janë drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.