Del fotoja e njërit prej dy autorëve të vrasjeve në Durrës, Altin Ndocit.
Më 26 shkurt të 2015-s Ndoci ka qenë i arrestuar për vjedhjen e makinave, raporton “Report Tv” që publikon edhe foton e tij, ndërsa më parë Ndoci ka qenë i dënuar për shitje droge. Ndërkohë që tashmë është arrestuar për dy vrasjet e dyfishta të ndodhura në Durrës.
Altin Ndoci u arrestua dje në Tiranë pasdite. Ai ndodhet i shoqëruar në policinë e Durrësit dhe javën e ardhshme pritet të dalë para gjykatës. I arrestuari tjetër është shoku i tij me inicialet K. A. nga Durrësi, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur krimet në Durrës pasi u arrestua duke treguar edhe shokun.
Kamerat e sigurisë që kapën makinën tip “Toytoa” çuan në zbardhjen e ngjarjes duke ndjekur dinamikën, policia arriti që të zbardhte edhe personat ku kanë qëndruar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një deklaratë për mediat bëri me dije se në vrasjen e vëllezërve në tregun e automjeteve në Durrës, u përfshirë 4 persona. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë krim të rëndë.
VRASJA E DY VËLLEZËRVE HAXHIA LIDHJE ME VRASJEN E DY TË RINJVE NË MRAS NË NISHTULLA
Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.
SHKAKU – PRISHJA E PAZAREVE NË AKTIVITETIN KRIMINAL
Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.





