30 tetor 2015 – Medalisti i artë olimpik në “Londër 2012” në sportin e kanoes, Teit Smith, është dënuar me dy vite për shkak të dopingut dhe humb kështu të drejtën e pjesëmarrjes në lojërat e ardhshme në Rio 2016.

Teit ishte pjesë e kombëtares australiane në kuartetin e disiplinës K4. Ai doli pozitiv me substancën stanozolol steroid pas një kontrolli antidoping të nënshtruar “out-of-competition” në Hungari në korrik të vitit të kaluar. 33-vjeçari e kishte apeluar dënimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, i cili dha vendimin me 2 vite.

Lajmi u konfirmua nga Komiteti Olimpik Australian në një deklaratë për shtyp. Smith do të vuajë dënimin deri më 8 shtator 2016. Smith fitoi medaljen e artë olimpike së bashku me Xhekob Klier, Marrei Stjuart dhe Deivid Smith.

/portali DurresLajm/