Një “Ferrari 248” i Formula 1 i rrallë i vitit 2006, i drejtuar nga Michael Schumacher është tani i disponueshëm për blerje, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për të zotëruar një pjesë të historisë së Formula 1.
Kjo makinë specifike ishte thelbësore në sezonin e fundit të Schumacher me Ferrarin, duke arritur pesë fitore, që përfshinin fitoren e tij të fundit në tokën vendase në Çmimin e Madh të Gjermanisë.
Kjo makinë ndihmoi Schumacher të tejkalonte rekordin e Ayrton Senna-s në pozicionin e pole position dhe i dha atij pole gjatë sezonit 2006.
Ankandi që do mbahet në muajin nëntor nuk është i pari për këtë makinë.
Në vitin 2007 u ble nga një koleksionist, i cili më pas e shiti.
Çmimi fillestar i këtij ankandi do të jetë mbi 15 milionë dollarë.
Pavarësisht makinës së përdorur nga legjenda e këtij sporti, Ferrari 248 F1 nuk do të jetë më e shtrenjta e shitur në ankand.
Këtë renditje e kryesor Mercedesi drejtuar nga Manuel Fangio në vitin 1953 për 22.7 milionë dollarë dhe Ferrari i pilotuar po prej tij tre vite më vonë për rreth 28 milionë dollarë.