Fustani që Amy Winehouse ka veshur në performancën e saj të fundit në skenë do të dalë së shpejti në ankand.

Sipas The Sun, mini-fustani me simbole, me një ngjyrë të bardhë dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve, pritet të kushtojë 14,500 paund.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejt fondacionit të ngritur nga prindërit e saj, në nder të Amy-t me qëllim për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.

Këngëtarja u nda ngajeta më 23 korrik të vitit 2011 në moshën 27-vjeçare në Londër.