Pas 4 ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së 31 dhjetorit.

Peshkatari 53-vjeçar, Gëzim Seitllari, nga fshati Memlisht, u gjet mëngjesin e sotëm në breg të liqenit, ku e kishin nxjerrë dallgët, ndërkohë që moti i keq pengoi për dy ditë ekipet e kërkimit, e veçanërisht palombarët të zhyteshin.

Varka me të cilën kishte dalë për peshkim u gjet vetëm një ditë pas zhdukjes së tij, në zonën e Hudenishtit.