Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë së fundmi në lagjen nr.15 të Durrësit. 

Në rrugën “Kushtrimi i të parëve”, mes një grumbulli inertesh është zbuluar një pllakë që mendohet se i përket shekullit XI-XIV. 

Ajo u gjet rastësisht nga një banor i zonës, i cili e mori, e ruajti në banesën e tij dhe vuri në dijeni studiuesit e historisë. 

Arkeologjia dhe historia kanë pasur fatin e mirë, që këta banorë nuk e kanë keqpërdorur, por e kanë strehuar dhe ruajtur brenda në banesat e tyre”, thotë studiuesi Dorian Hatibi, i cili e ka parë nga afër objektin. 

Bëhet fjalë për një pllakë 60 cm dhe 40 cm. Dukshëm është një pllakë që i përket një objekti kulti. Që të japim një konkluzion të saktë duhet që të lexohet i gjithë mbishkrimi, që fatkeqësisht është i palexueshëm, por ajo çfarë ka mbetur nga e lexueshmja është emri i Andreas”, shton ai. 

Por me çfarë e lidhin studiuesit këtë emër? Përse është kjo pllakë kaq e rëndësishme? 

A kanë reaguar institucionet dhe për çfarë apelojnë studiuesit? 

Të gjitha këtyre pyetjeve iu përgjigj Hatibi, në intervistën që gjeni bashkangjitur. 

K.Gj.