Kristaq Huta, Drejtori i Shëndetit Publik të Qarkut të Durrësit, ka dalë në pension pas një jete të tërë në misionin e tij human, në shërbim të individit dhe të shëndetit publik.
Në aktivitetin ndërgjegjësues të mbajtur këtë të mërkurë në Këshillin e Qarkut, në kuadër të muajit rozë mbi kancerin e gjirit, Huta tha se dalja në pension është një ngjarje shumë e veçantë dhe dinjitoze për çdo person.
Teksa përshkroi emocionet e para të mbërritjes së këtij cikli të ri në jetën e tij, Huta përgëzoi dhe drejtoreshën e re që do të mbajë pozicionin e tij, duke i përcjellë dhe urimet për rrugën e ndërmarrë.
Drejtoresha e re e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor është emëruar Aurora Hyka, e cila prej 8 vitesh e gjysmë ka punuar pranë bashkisë së Durrësit.
Hyka ka mbajtur pozicionin e Specialistes të Barazisë Gjinore si dhe ka qenë pjesë e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë për gjatë viteve të fundit.
Aurora Hyka ka mbaruar dy fakultete në Universitetin e Tiranës; atë të Juridikut dhe Ekonomikut në degën: Financë-Bank. Po ashtu ka mabruar edhe Masterin në degën: Pëkatësi Gjinore dhe Zhvillim.
Në një komunikim për “DurrësLajm”, Hyka shprehet shpresëplotë për detyrën e re e të rëndësishme që ka marrë për ta çuar përpara, si dhe vlerëson maksimalisht paraardhësin e saj, Kristaq Huta.
S.L.





