Nuk të vjen shansi çdo ditë që të jetosh si princeshë, por jeta e dikujt mund të kthehet në një përrallë me këtë kasolle të ndërtuar sipas përrallës së Borëbardhes.

Shtëpia e veçantë në Olalla, Uashington është aktualisht në shitje për 925,000 dollarë.

Drejt e nga faqet e përrallës, kasollja ka oxhak guri, mure që i ngjasojnë një shpelle dhe kuzhinë në të cilën hyhet përmes një trungu të madh të një peme, transmeton Gazeta Express.

Kasollja ishte ndërtuar më 1970 dhe nga banorët aty ajo njihet si “kasollja e Borëbardhes”, për shkak të ngjashmërisë me shtëpinë që përshkruhet në përrallë.

Se si duket kjo shtëpi mund ta shihni fotot më poshtë: