Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 26 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor “Plepa – Rromonat”, 26-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere që ndodheshin në mjet, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.