Aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy të rinjve.

Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në Elbasan në aksin rrugor Gostimë – Mollas.

Sipas policisë, mjeti tip “Volkswagen” me targa KV 3598 B, i drejtuar nga shtetasi I. Braushi doli nga rruga dhe si pasojë u plagosën shtetasit M.H., 22 vjeç  dhe I.Gj., 20 vjeç të dy banues në Kuçovë.

Të rintë e plagosur pasi morën ndihmën mjekësore në spital, janë larguar. Ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit 26-vjeçarin Barushi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.