Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në rrethin e Delvinës.

Viktima është 67-vjeçari Panajot Vasili, banues në fshatin Krongj (Mesopotam).

Nga të dhënat, mësohet se automjeti tip “Benz 250” i drejtuar nga viktima, ka dalë nga rruga.

Policia lokale sqaron se në automjet nuk ka pasur persona të tjerë përveç drejtuesit të mjetit, i cili ndërroi jetë menjëherë,

Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.