Një vajzë 26 vjeçe ka mbetur e aksidentuar pasi motori me të cilin ajo po udhëtonte me një djalë, ka dalë nga rruga edhe është rrëzuar.
Në drejtimin e motorit tip “Honda” ka qenë shtetasi M.M., 31 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal.
Policia bën me dije se për pasojë është dëmtuar pasagjerja K.K., 26 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 31-vjeçari nuk ka pësuar lëndime.
Aksidenti ka ndodhur tek “Ura e Dajlanit” një ditë më parë.





