Moti i keq gjatë ditës së sotme shkaktoi përmbytjen e zonave të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të reshjeve të shiut në Fushë-Krujë, ka dalë nga shtati lumi Ishëm.
Si pasojë, janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë në Mallkuç e Murqinë. Plot 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji.
Ndërkohë, sipërfaqja e përmbytur po shtohet sepse po rriten prurjen. Edhe rruga që lidh dy fshatrat e mbushur me ujë është bllokuar. Moti i keq pritet ta shoqërojë Shqipërinë edhe nesër.





