Arjan dhe Vilma Konomi, të aksidentuarit tek Rruga e Kavajës janë në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajtimi intesiv, ndërsa për fat të mirë, foshnja 3 muajshe ka dalë nga spitali.

Burrë dhe grua u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rrugën e Kavajës.

Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës.