Gjendja e kryeministri britanik Boris Johnson është përmirësuar dhe për pasojë ka lënë terapinë intensive, konfirmon Downing Street, të cilit i referohen mediet britanike.  

Në deklarate thuhet se 55-vjeçari ndodhet në gjendje shumë të mirë, megjithatë do mbetet në vëzhgim.  

Kryeministi u dërgua në spitalin e Shën Thomasit në Londër të dielën e 5 prillit, sepse ai po shfaqte simptoma “të vazhdueshme” 10 ditë, pasi rezultoi pozitiv për virusin.  

Gjendja e Johnson u përkeqësua të hënën dhe ai u dërgua në ICU. Të martën, Downing Street tha se ai ishte në një gjendje të qëndrueshme.